KONTRIBO
Si mund të kontribuoj?
Në STEAM Fab Lab, kontributi juaj është i çmuar dhe ne jemi këtu për të ju ndihmuar të realizoni vizionin tuaj. Me mjete të specializuara dhe teknologji të avancuar, ne ju ofrojmë një ambient të përshtatshëm për zhvillimin dhe prototipizimin e projekteve tuaja inovative. Duke inkurajuar një qasje praktike ne punojmë së bashku për të krijuar projekte që kanë potencialin teknologjik. Le të bëjmë realitet idetë tuaja dhe të krijojmë një të ardhme më inovative dhe frymëzuese së bashku.
Detektori i Ujit

Një sistem monitorimi i bazuar në Arduino, i projektuar për të detektuar praninë e ujit ose rrjedhjet e lëngjeve në kohë reale. Përmes një sensori për nivelin e ujit, ai lëshon sinjale të menjëhershme paralajmëruese sapo detekton kontaktin me ujin, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve nga rrjedhjet.
Matësi i rrahjeve të zemrës

Një pajisje kompakte e bazuar në Arduino, e projektuar për të matur dhe monitoruar rrahjet e zemrës në kohë reale. Përmes një sensori optik pulsi, lexon sinjalet biologjike dhe shfaq të dhënat e pulsit (BPM) në ekran.
Detektues Gazi

Një sistem sigurie me Arduino, i projektuar për të detektuar praninë e gazeve të dëmshme në ambient. Ai monitoron cilësinë e ajrit në kohë reale dhe lëshon sinjale paralajmëruese (akustike dhe vizuale) sapo nivelet e gazit kalojnë pragun e lejuar, duke garantuar mbrojtje dhe siguri në mjedise të mbyllura.
Autonomous Eco-Bot

Një robot autonom me Arduino, i projektuar për të eksploruar ambiente të ndryshme duke monitoruar kushtet klimatike në kohë reale. I pajisur me sensor me ultratinguj dhe një servo motor për shmangien e pengesave, ai mat vazhdimisht temperaturën dhe lagështinë e ambientit, duke i shfaqur të dhënat në ekranin LCD.
Neon Cat Light

Neon Cat Light është një projekt kreativ i realizuar në laboratorin STEAM, i cili kombinon dizajnin me elektronikën për të krijuar një ndriçues dekorativ në formën e një maceje. Përmes përdorimit të dritave LED dhe komponentëve elektronikë, ky projekt demonstron mënyrën se si teknologjia mund të shndërrohet në një krijim estetik dhe funksional.
Asemblimi i robotit dedektues

Roboti dedektues për lëvizje, i asembluar pranë Stam Fab Lab nga studentë të Informatikës, ofron një kombinim të aftësive të ndryshme për të realizuar vënien në punë të funksionaliteteve të këtij roboti.
Roboti Dizifektues - SPAC

Roboti Dizinfektues është ndërtuar pranë Steam Fab Lab në kuadër të TEKNOFEST nga studenti i Informatikës së aplikuar, Jusuf Rrustaj, nën supervizimin e drejtuesit të ICT Center: Dr (c) Sokol Shurdhi.
Semafori Smart

Një semafor inteligjent pjesë e një projekti si detyrë kursi i ndërtuar nga studenti i informatikës Jusuf Rrustaj. Teknologjitë e përdoruara për realizimin e Semaforit Smart janë paisjet elektronike si Arduino, së bashku me aftësitë e tij programuese dhe printimi 3D.
Kubo Lights

Studenti i vitit të dytë në programin e Informatikës Aplikuar ka zhvilluar një projekt të veçantë të
quajtur "Kubo Lights" në bashkëpunim me Steam Fab Lab në Barlet. Projekti ka qenë një përpjekje për të krijuar një sistemi dritash LED të ndriçimit, i cili është i përshtatshëm për shfaqje sekuenciale dhe është zhvilluar me përdorimin e teknologjisë Arduino Uno.
Smart Echo Boat

SEB është një zgjidhje inovative për ruajtjen e mjedisit dhe pastrimin e sipërfaqeve ujore. Trupi i varkës është plotësisht i printuar në printera 3D në Steam Fab Lab. SEB mund të komandohet me smartphone përmes Bluetooth. Sinjalet e marra nga varka lexohen nga Arduino, i cili aktivizon dy motorët DC. Këta motorë janë të lidhur me helika, duke i mundësuar varkës të lëvizë. Në varësi të inputit, një nga motorët mund të rrotullohet më shpejt për të kthyer varkën në drejtimin e dëshiruar.
RoboSmart

RoboSmart – Robot Inteligjent për Shmangien e Pengesave
RoboSmart është një robot autonom i ndërtuar për të demonstruar funksionalitetet bazë të teknologjisë moderne në robotikë. I projektuar për të lëvizur në mënyrë të pavarur, RoboSmart përdor një kombinim të komponentëve elektronikë si Arduino, sensorë ultratingujsh dhe motorë elektrikë për të detektuar dhe shmangur pengesat në mjedisin përreth tij.
Punuar nga: Florenc Gjonaj
