

Steam+ Albania dhe platforma Talenti pjesë e Universitetit Barleti në kuadër të perfundimit të turit të konkurseve rajonale në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkoder, Fier, Berat , zhvillon më datë 30 Maj 2025 ora 12.00 pranë ambienteve të Kampusit të Ri të Universitetit Barleti, Rr Frang Bardhi, Selitë Tiranë, konkursin vjetor më të madh dedikuar talentit dhe aftësive të të rinjve nga i gjithë vendi:“Konkursi Kombëtar STEAM+ për Talentet e Reja 2025”
“Konkursi STEAM+ për talentet e reja” është konkurs i projekteve në Shkenca Natyre (Biologji, Kimi, Matematikë, Fizikë), Inxhinieri (Robotikë, Elektronikë, Mekatronikë, Elektrikë, Ndërtim) TIK (IT, Programim, Databaze), Arkitekturë-Design, Arte dhe Krijimtari të viteve të fundit i nxënësve dhe maturantëve nga shkollat e mesme të Shqipërisë.
Në këtë aktivitet mund të marrin maturantë dhe nxënës nga shkollat e mesme nga i gjithë vendi me projekte:
Projektet që do aplikojnë do klasifikohen dhe përpunohen nga ekspertët dhe të gjithë aplikantëve fitues do ti komunikohet pjesëmarrja në konkurs para zhvillimit të tij.
Aktiviteti përbën një pikëtakimi me vlerë për promovimin e talenteve të nxënësve dhe maturantëve, dhe mbështetjen e tyre për të zhvilluar aftësitë, njohuritë, prirjet dhe talentin jo vetëm në plan kombëtar, por edhe ndërkombëtar përmes filozofisë së STEAM+
Në konkursin kombëtar STEAM+ do të shpallen 10 projekte fituese të cilët do të përfitojnë:
Po ashtu pjesëmarrësit dhe finalistët do të pajisen me certifikatën e pjesëmarrjes në këtë event.
Për pjesëmarrje, aplikoni online në këtë link: APLIKO ONLINE
Kontakt dhe informacion:
[email protected] /0672048999