

Në kuadër të projektit “Përgatitja e mësuesve të TIK mbi Inteligjencën Artificiale: Inteligjenca Artificiale në Klasë”, të financuar nga programi “Ekspertizë Kërkimore nga Diaspora Akademike” (READ) i mbështetur nga Fondi Shqiptar-Amerikan i Zhvillimit (AADF), Universiteti Barleti ka pasuruar laboratorët e tij me teknologji të avancuar si Wlkata Mirobot Professional Kit dhe Wlkata AI Vision Set, të cilat do të përdoren gjatë workshop-eve që do të zhvillohen në STEAM Fab Lab. Nën kujdesin Dr. Sokol Shurdhi këto seanca do të ofrojnë një përvojë praktike për studentet e TIK, duke i aftësuar ata të kuptojnë dhe aplikojnë inteligjencën artificiale.