

Universiteti Barleti, në bashkëpunim me TRIPLE CITY dhe fablab.al, organizon workshop-in “VR Experience Evaluation”, ku do të prezantohet dhe testohet platforma Virtual Reality e zhvilluar për Muzeun Etnografik të Beratit.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit do të angazhohen në një përvojë immersive VR dhe do të kontribuojnë në vlerësimin e përdorshmërisë, nivelit të angazhimit dhe pranimit teknologjik, përmes instrumenteve standarde të matjes së përvojës së përdoruesit.
Data: 19 janar 2026
Ora: 09:30 – 10:30
Vendndodhja: Lab TRIANGLE, Universiteti Barleti
Ligjërues: Sokol Shurdhi, Drejtor i Qendrës ICT
Ky aktivitet realizohet si pjesë e një studimi empirik mbi përdorimin e teknologjive immersive në fushën e trashëgimisë kulturore.