
Pas javësh të gjata pune dhe angazhimi pranë STEAM Fab Lab, studentët e Informatikës së Aplikuar, Teknik për Pajisje Elektronike dhe TIK do të prezantojnë projektet e tyre finale në fushën e robotikës dhe teknologjisë, të zhvilluara mbi platformën Arduino.
Ky aktivitet sjell ide inovative, zgjidhje praktike dhe projekte të ndërtuara nga vetë studentët, duke reflektuar kreativitetin, bashkëpunimin dhe aftësitë e fituara gjatë procesit të mentorimit akademik.
📍 Universiteti Barleti
📅 10 Qershor 2026
🕘 Ora 09:00 – STEAM Fab Lab
Nën mentorimin e:
• Dr. Sokol Shurdhi
• MSc. Enxhi Jaupi
💡 Krijo. Zhvillo. Inovo.
E ardhmja fillon me TY!