

Dita e sotme shënoi zhvillimin e një aktiviteti praktik dhe inovativ, organizuar nga Klubi Studentor i Shkencave Kompjuterike dhe Informatikës. Workshop-i u mbajt në ambientet e STEAM FabLab, nën drejtimin e profesorëve Dr.(c) Sokol Shurdhi dhe Msc. Vera Hoxha.
Në qendër të aktivitetit ishin studentët e vitit të dytë, Arjela Kolneku dhe Kristjan Kullolli, të cilët prezantuan dy projekte interesante të bazuara në teknologjinë Arduino:
Ndriçues Rruge Smart – një zgjidhje që synon kursimin e energjisë dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.
Semafor Inteligjent – një model funksional që simulon saktë dhe me efikasitet sjelljen e një semafori real.
Arduino, si komponent kryesor, ka shërbyer si “truri” i këtyre projekteve, duke kontrolluar proceset nëpërmjet programimit të realizuar nga vetë studentët.
Ky aktivitet jo vetëm që nxiti kreativitetin dhe punën në grup, por ofroi edhe një hapësirë për të demonstruar aftësi praktike në fushën e teknologjisë. Një vlerësim i veçantë u dha për studentët pjesëmarrës, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë workshop-it.